Zbardhet lista me emrat fitues që garuan për postin e shefit të komisariatit në pesë vende vakante në të gjithë vendin. Komisioni i Vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit përfundoi fazën e pikëzimit, për garuesit. Për t’u emëruar shef komisariati në pesë vendet vakante, Komisariati nr. 2 Tiranë, Rinas, Himarë, Komisariati i Kufirit Dibër dhe Komisariati i Kufirit Sarandë, aplikuan 50 oficerë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”.

Pas fazës paraprake për verifikimin e dokumentacionit, komisioni kualifikoi 46 oficerë. Por, në fazën intervistuese morën pjesë 42 prej tyre, pasi 4 punonjës policie u tërhoqën nga gara. Vetëm 17 prej tyre kaluar pragun prej 70 pikësh.

Listën fituese e kryeson zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Idris Daulle, me 74 pikë. Ai pasohet nga Përparim Dema, shef aktual në Komisariatin e Rinasit. Kjo është hera e parë që shefi i Komisariatit të Rinasit zgjidhet me garë.

Në listën fituese nuk mungojnë as emra të tjerë që më herët kanë qenë shefë komisariatesh, si Oltion Agolli e Bledar Rreshka. Në listë është e vetmja grua që garon për shef komisariati, Ediona Dano, aktualisht shefe seksioni për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjes së të miturve në DVP Tiranë.

Pas pikëzimit të kandidatëve, ata kanë afat 5 ditë për ankimimin. Në vijim, është detyrë e kryepolicit Ilir Proda për emërim në mesin e 17 vetave, 5 emrat fitues.

Kryekomisar Idris Daulle – 74

Kryekomisar Perparim Dema – 73

Kryekomisar Faik Ruko – 72

Komisar Ermal Gjoka – 72

Komisar Elvid Shehu – 72

Kryekomisar Florian Dano – 72

Nënkomisar Ferit Merkaj – 71

Komisar Kliton Zharri – 71

Kryekomisar Artur Mersini – 70

Komisar Behar Gançi – 70

Kryekomisar Oltjon Agolli – 70

Kryekomisar Pllumb Kovacica – 70

Kryekomisar Bledar Rreshka – 70

Kryekomisar Ardjan Cela – 70

Nënkomisar Ermal Kenaçi – 70

Komisar Edjona Dano – 70

Komisar Feliks Hoda – 70

Komisar Sokol Myrta – 68

Komisar Orgert Thoma – 68

Komisar Arjan Demçe – 67

Kryekomisar Elvin Karaj – 67

Komisar Roland Alushani – 67

Kryekomisar Alfred Cenaj – 66

Komisar Albert Hoxha – 66

Komisar Arben Kadu – 65

Kryekomisar Artan Kuka – 64

Komisar Petrit Hala – 61

Komisar Arenc Qordja – 61

Kryekomisar Skelzen Mefushi – 59

Komisar Saimir Koçiaj – 58

Komisar Ylli Bici – 58

Nënkomisar Armand Zegirllari – 55

Komisar Klodian Dani – 54

Kryekomisar Armand Kerçani – 53

Komisar Belina Nurja – 53

Komisar Kelton Liçkollari – 51

Komisar Aldo Habip – 50

Komisar Jeton Marku – 50

Komisar Artan Redhaj – 50

Komisar Bekim Selimaj – 49

Komisar Admir Goduni – 49

Nënkomisar Thoma Zisi – 48