Në 10 ditët e para të muajit dhjetor, tragetet janë shfrytëzuar nga 11.750 udhëtarë me 1.931 autovetura gjithsej.
Nga statistikat operative në APD, mësohet se 6.466 udhëtarë me 1.166 autovetura kanë mbërritur në Durrës në 10 ditë, një numër më i lartë se sa i atyre (5.284 udhëtarë me 765 autovetura) të tjerë, që u janë drejtuar porteve të Barit dhe Ankonës.
Numri i udhëtarëve me tragete pritet të rritet ndjeshëm me afrimin e festave të fundvitit.