1820 mjete lundruese, mes të cilave anije tregtare, tragete, kroçera dhe jahte, janë ankoruar dhe përpunuar gjatë periudhës janar-nëntor 2018 në kalatat e portit më të madh të vendit.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statitikave në APD, në Terminalin e Mallrave Gjenerale (ai Perëndimor), në atë Lindor dhe në Terminalin e Kontejnerëve në 11-mujorin janar-nëntor 2018 janë përpunuar përkatësisht 227 anije; 110 anije dhe 167 anije me kontejnerë, ose 504 anije tregtare gjithsej në të tre Terminalet.

Gjatë së njëjtës periudhë numri i trageteve me udhëtarë dhe automjeteve që janë ankoruar në Terminalin e Trageteve arrin në 924 gjithsej.

Në 11 muajt e parë të këtij viti kryesisht në Terminalin Perëndimor janë përpunuar gjithashtu 15 kroçera dhe 377 jahte turistikë të përmasave të ndryshme.