Pse janë përpjekur për ta fshehur këtë foto? 

Princesha Diana vazhdon të monopolizojë interesin e medias, edhe shumë kohë pas humbjes së saj të papritur. Ajo është padyshim një nga princeshat më të fotografuara të historisë, por ka disa imazhe në arkivin e Pallatit Mbretëror, që edhe pas vdekjes së saj, nuk e kanë parë dritën e publicitetit. 

Këtë herë objekt i diskutimit, është një foto e papublikuar e Princeshës Diana në moshën adoleshente. 

Fotoja është bërë gjatë pushimeve të dimrit të Dianës me miqtë e saj, para se ajo të martohej me princin Charles. Kjo fotografi bardhë e zi, ishte fshehur për vite me radhë dhe tani doli në ankand. 

Në foto shihet Lady Diana Spencer në shtratin e një shtëpie, ku kishte shkuar ski, shtrirë në prehrin e një djali të ri, i cili është duke lexuar një libër.Një shishe Johnnie Walker Whisky është në parmakun  e dritares. Data, 26 shkurt 1981, është shkruar në anën e pasme të fotos. Më 23 shkurt të atij viti, Diana u zhvendos në Pallatin Buckingham, kur ishte vetëm 19 vjeç. Ditën tjetër, pallati kishte bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me angazhimin për pregatitjen e dasmës. Ajo u martua me Charles, Prince of Wales, në 29 korrik 1981 në Katedralen e Shën Palit.

Foto do të jetë ankand, si pjesë e shitjes së fotografive nga RR Auctions of Amherst, N.H.,  nga 17-24 janar.

Interesin e shton mjaft shënimi mbi foto, “Për të mos u publikuar”. 

Eric Caren, pronar i Caren Arkiv, tha se ai nuk është i sigurtë nëse djali në krahët e  Dianës është apo jo i vëllai, Charles Spencer.

"Nëse ai është vëllai i saj, kjo foto bëhet më kurioze, për faktin se përse nuk duhej publikuar," tha Caren redaktori i Daily Mirror. "Kjo nuk është një goditje kalimtare. Kjo është një goditje më intime."

 Ai i tha  se një foto e ngjashme me të do të mund të shitet për  1,000$, por për shkak të fjalëve, "Nuk do të publikohet" në të, ai pret që ajo të shitet me një çmim shumë më të lartë.

Gjithashtu do të jenë në ankand fotografi të reja të Princesha Diana mbi konfliktet e martesës, një foto origjinale e Beatles luajtur në vitet 1960, dhe një portret studio e Albert Einstein.