Një aeroplan kushtuar të madhit argjentinas Diego Maradona u zbulua këtë të mërkurë. Avion u financua nga një kompani argjentinase “Fintech”, e cila e ka projektuar si një muze fluturues në nder të ish-fituesit të Kupës së Botës, i cili vdiq nga një atak në zemër në nëntorin e vitit 2020.Në pamje të parë në avion duket një foto e Maradonës duke puthur trofeun e Kupës së Botës në trup, ndërsa fytyra e tij është gjithashtu në bisht. Krahët paraqesin të dy golat e tij nga fitorja 2-1 e Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, goli “Dora e Zotit” në krahun e majtë dhe  goli fitues i konsideruar gjerësisht si më i madhi i të gjitha kohërave, në anën e djathtë të avionit.

“Jam i çmendur për Maradonën, jam një nga ata njerëz që ende shikoj video të Diego-s para se të fle natën. Ky është Botërori i parë pa Maradonën dhe ndoshta i fundit me (Lionel) Messin. Unë thashë, dua të bëj avionin e Diegos, dua të bëj avionin e Diegos. Dhe kështu ne lëshuam Tango D10S. Kur shokët e skuadrës së Maradonës e panë atë, fituesit e Kupës së Botës nga viti 1986, ata u mahnitën, u hipnotizuan nga avioni,” tha për “Reuters Gaston Kolker”, CEO i kompanisë Fintech Give and Get.

Plani është që avioni të fluturojë nga Argjentina në Katar për Kupën e Botës në nëntor, ku tifozët do të jenë në gjendje të hipin në avion dhe të lënë një mesazh për Maradonën, të “ndërveprojnë” me lojtarin e ndjerë përmes inteligjencës artificiale dhe të shohin kujtime nga ai dhe lojtarë të tjerë nga ekipi i vitit 1986, përpara se avioni të dalë në ankand për bamirësi. Për këtë këtë vepër dha mendimin e saj edhe vajza e Maradonës e cila nuk e besonte se dashuria e tifozëve për babanë e saj të arrinte deri në këtë pikë.“Nuk mund ta besojmë apo ta kuptojmë këtë çmenduri, dashurinë e përfshirë. Sa larg do të shkojnë tifozët? Deri në një avion”, tha vajza e Maradonës, Dalma.