Larja për fëmijët është një moment i këndshëm që nga mosha e hershme, pasi ata janë mësuar me ujin që në barkun e nënës. Shumë prej tyre duan të provojnë të lahen vetë që të vegjël, por kjo kërkon kujdes të vazhdueshëm nga prindërit.

Rreziku kryesor në banjë lidhet me rrëshqitjen ose djegien nga uji i nxehtë.

Për këtë arsye, edhe kur fëmija fillon të kërkojë pavarësi, ai nuk duhet lënë vetëm pa mbikëqyrje.

Rreth moshës 5-6 vjeç, fëmijët mund të provojnë të lahen vetë, por prania e prindit në banjë mbetet e domosdoshme. Fëmija mund të veprojë vetë, ndërsa prindi e udhëzon dhe kontrollon situatën nga afër.

Me kalimin e kohës, fëmijëve u mësohen rregullat bazë të sigurisë, si përdorimi i sasisë së duhur të shampos dhe mënyra e larjes.

Kjo i ndihmon të fitojnë siguri dhe të kuptojnë rreziqet që mund të ketë një moment i pakujdesshëm.

Gradualisht, prindi mund të fillojë ta lërë fëmijën vetëm për periudha të shkurtra, duke e kontrolluar herë pas here, derisa të krijohet bindja se ai mund të kujdeset për veten në mënyrë të sigurt.