Prej rreth një muaji akset kryesore kombëtare kanë shfaqurnjë problematikë të theksuar për shkak të mbingarkesës dhe fluksit të madh të pushuesve që duan të kalojnë fundjavën në bregdet.

Policia Rrugore ndodhet e pranishme në çdo aks për të normalizuar qarkullimin. Nga të dhënat e policisë, mësohet se deri në këto momente aksi rrugor nga rrethrrotullimi i Çermës – Lushnje – Fier – Levan – Fratar nuk ka ngarkesë dhe lëvizja e mjeteve është normale.

Në akset rrugore për në Seman dhe Divjakë ka fluks lëvizjeje, por pa probleme. Aksi rrugor Tiranë – Maminas – Gjiri i Lalzit është me ngarkesë normale.

Aksi rrugor Durrës – Kavajë ka lëvizje normale. Ndërsa për sa i përket aksit rrugor Shkodër -Velipojë hyrja ka patur ngarkesë, por tani e normalizuar.

Aksi rrugor Lezhë – Shëngjin, ngarkesa është normale.

Në jug të vendit policia bën me dije se Saranda ka trafik në drejtim të Ksamilit, por pa probleme dhe bllokim qarkullimi.