15 shtator 2015 – Ekspozita personale e kryeministrit Rama në Mynih të Gjermanisë dhe mungesa e një vizite në kampin e refugjatëve shqiptarë, ka sjellë reagime të ashpra nga shoqëria civile.

Një grup të rinjsh të organizatës “Reago” kanë shpërndarë fletëpalosje përpara godinës së ekspozitës me pikturat e Ramës, duke u kërkuar qytetarëve gjermanë që ta braktisin këtë ekspozitë ashtu siç Rama ka braktisur shqiptarët. 

“Populli vajton, ndërsa Rama pikturon”; “Rama është hajdut dhe jo artist”; “Rama s’ka shkop magjik për problemet tona, ka vetëm penel për interesat e veta”; “Braktiseni punën e tij siç ai braktisi shqiptarët. Për ju ai është thjesht një artist, për ne një njeri që shpërndan terror”, janë këto disa nga fletëpalosjet që po shpërndajnë shqiptarët duke bërë propagandë kundër kryeministrit të tyre Rama.

/S.L. portali DurresLajm/