34-vjeçari shqiptar, Romeo Nazifi i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vetëdorëzuar në polici. Nazifi u shpall në kërkim pasi më datë 7 qershor së bashku me dy persona të tjerë u filmuan teksa dhunonin një punonjës të pastrimit publik të Athinës.
Nazifi rezulton person me 17 precedentë penalë në Greqi. Ai është akuzuar për vjedhje, raste droge, grabitje, vjedhje automjetesh, dhunë në familje, kërcënime, fyerje, dëmtime trupore, posedim dhe përdorim arme, ndërsa në vitin 2022 u plagos me armë zjarri jashtë një lokali në Burnazi.
Ngjarja ndodhi natën vonë të së shtunës në Agios Nikolas, ku një automjet me tre pasagjerë ndaloi pas një makine pastrimi. Sipas deklaratës së punonjësit, ngjarja ka ndodhur pasi tre të rinjtë ishin me makinë pas mjetit që pastron koshat. Ata kanë tentuar që ta parakalojnë por nuk ia kanë dalë.
Më pas ata kanë zbritur nga makina dhe kanë dhunuar me grushte punonjësin e pastrimit. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i dhunimit. Tani pritet që 34-vjeçari të dalë para gjykatës dhe të përcaktohet nëse do të lëshohet apo jo një urdhër arresti.