Kapen në kufirin greko-shqiptar dy shqiptarë të kërkuar. Në pranga kanë rënë një 34-vjeçar dhe një 43-vjeçare.

Arrestimi i tyre është bërë në Follorinë pas një bashkëpunimi të policisë me sektorin e verifikimit të pasaportave në Kakavijë.

U arrestua një shqiptar 34-vjeçar, i kërkuar me dy urdhra arresti të Prokurorisë Kalavrita për vjedhje në bashkëpunim, grabitje në bashkëpunim dhe trafik droge.

Po ashtu u arrestua edhe një grua 43 vjeçe, me urdhër arresti të Prokurorisë së Athinës për bashkëpunim në trafikim të qenieve njerëzore.