Senatori amerikan, Bernie Sanders ka reaguar pro protestave në kryeqytet lidhur me çështjen e Zvërnecit. Në një postim në X, Sanders shkruan se në ‘Shqipërinë e vogël’, po protestohet kundër resortit luksoz me pasoja katastrofike për mjedisin. 

Senatori vë në shënjestër dhëndrin e ish-presidentit Trump, Jared Kushner, dhe investimet e tij miliardere duke treguar se kjo është një oligarki globale.

“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz katastrofik për mjedisin, të planifikuar nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Ja se si duket oligarkia globale – dhe njerëzit po thonë JO.”,shkruan Sanders.