Nedim Bajrami kërkoi me çdo kusht të largohet nga Empoli gjatë verës së shkuar, në fund nuk ia doli të gjente një skuadër të përshtatshme, detaj ky që ndikoi jo pak në rendimentin e fantazistit kuqezi këtë sezon.

Më në fund, Bajrami ka gjetur një skuadër të re, pasi Sky Sport e bën të kryer transferimin e tij në radhët e Sassuolo-s.

Bajrami kalon te Sassuolo me titull definitiv për 6 milionë euro.