Këngëtarja shqiptare, Zajmina Vasjari do të bëhet nënë për herë të dytë.

Përmes një seti fotografik ku shfaqet së bashku me vajzën e saj, këngëtarja ka zbuluar dhe gjininë e bebit.

Vajza e saj, Khloe e veshur me një fustan të bardhë dhe me duart të lyera me ngjyrë blu simbolizon se nëna e saj është në pritje të një djali.

Edhe vetë Zaimina krahas fotove në “Instagram”, zbuloi gjininë e fëmijës së saj të dytë.

Mezi presim që të takojmë djali ynë i dashur”, ka shkruar këngëtarja.