Trajneri i Anglisë, Southgate, është shumë i kënaqur për ndeshjen e zhvilluar me USA dhe barazimin 0-0.

Por në të njëjtën linjë mendimi nuk janë tifozët që kanë shpenzuar jo pak për ta ndjekur Kombëtaren në Katar.

Disa prej tyre kanë dalë në intervistat për mediat duke thënë se kjo ndeshje ngjasonte me stërvitjen dhe nuk ndiheshin të respektuar.

Në “Twitter”, pjesa më e madhe e tifozëve të Anglisë janë kundër trajneri Southgate.

Ata mendojnë se “tre luanët” kanë një grup fantastik të lojtarëve të talentuar dhe tekniku po i bën që të luajnë futboll të mërzitshëm.

Këtu i referohen edhe ngurrimit për të sjellë në fushë një lojtar si Foden.

Komente të shumta ka në Twitter për Southgate, por më pikanti ishte ai i një tifozi që bëri gjetjen brilante: “Nëse do ta fionte lotarinë, Southgate do ta hante biletën për ta pasur të sigurt”.