Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë ditën e nesërme festën e Fiter Bajramit.

Imami i xhamisë së madhe në Durrës, Ervin Qylafku ka uruar besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët që ta kalojnë gëzuar këtë festë dhe zoti i pranoftë sakrificat e tyre.

“I uroj të gjithë besimtarët myslimanë ta kalojnë gëzuar festën e Fiter Bajramit. E lus zotin e madh që të ketë pranuar: adhurimet, agjerimin, veprat e mira, sikurse nuk harroj ta lus zotin e madh që të gjithë shqiptarët t`i begatojë në këtë festë.”, u shpreh Qylafku.