Ditën e nesërme, mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, i cili do të mblidhet në Pallatin e Kongreseve.

Drejtoresha e Komunikimit në PD, Florjana Garo me anë të një konference për mediat ka zbardhur emrat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, mes të cilëve dhe shumë emra nga Durrësi, si ish-deputetë, ish-kandidatë për deputetë e bashkinë, por edhe përfaqësues nga Forumi i Gruas dhe ai Rinor.

Të pozicionuar deri në zgjedhjet e 6 marsit si mbështetës të Lulzim Bashës, duket se ata tashmë i janë bashkuar Kuvendit të 30 prillit.

Aishe Gashi

Arba Taraku

Ardian Muka

Arjan Dedej

Arjeta Keçi

Enri Ceno

Erzen Laçi

Fatbardha Kadiu

Iliriana Kucana

Jola Hysaj

Ledia Shtufi

Klodian Pajuni

Manjola Luku

Merita Dakovelli

Osman Stafa

Petro Vokopola

Shpresa Sagajeva

Shyqyri Myrtollari

Zek Paloka

Gjatë konferencës për shtyp, Garo lexoi emrat e 421 kandidatëve që do të garojnë nesër për Këshillin Kombëtar.