Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se forcat izraelite kanë kaluar lumin Litani dhe kanë marrë pozicione strategjike në jug të Libanit.
Sipas Netanyahu-t, ushtria izraelite po zhvillon operacione edhe në Beirut, në luginën Bekaa dhe në zona të tjera të frontit, duke goditur rëndë Hezbollah.
“Forcat tona kaluan lumin Litani dhe avancuan në pika dominuese. Po operojmë gjithashtu në Bejrut, në luginën Bekaa dhe në të gjithë frontin”, deklaroi ai.
Deklaratat vijnë në një moment kur zyrtarë ushtarakë nga Izraeli dhe Libani pritet të zhvillojnë bisedime në Pentagon, në kuadër të negociatave të mbështetura nga SHBA për arritjen e një marrëveshjeje më të qëndrueshme që synon ndalimin e përplasjeve në Liban.





