Neymar Jr pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj St Etienne, që do ta mbajë atë larg fushës për gjashtë javë. Që nga zbarkimi në Paris, në vitin 2017, “ylli” brazilian është dëmtuar “rregullisht”, çka ka ndikuar në kontributin e tij te skuadra pariziene. Është lëndimi i katërt i pësuar këtë sezon.

Këtë vit, Neymar ka qenë jashtë fushës për 57 ditë, një shifër që mund të rritet në 99 nëse konfirmohet diagnoza e ndrydhjes së kyçit të këmbës. Në katër vitet që ka kaluar në Paris, Neymar ka pasur të paktën një dëmtim të rëndë në sezon.

Pa dyshim që dy dëmtimet që kanë prekur më shumë Neymar kanë qenë frakturat e metatarsale. Si në vitin 2018 ashtu edhe në vitin 2019, mesfushori humbi fazën e eliminimit të Champions League. Në vitin 2020 ai udhëhoqi skuadrën pariziene në ndeshjen e fundit të kompeticionit maksimal kontinental (humbi në finale ndaj Bayernit), por, këtë vit, Neymar u lëndua përsëri, duke humbur fazën e 16-të të Championsit (PSG, gjithsesi, eliminoi lehtësisht Barcelonën).

Për momentin, pjesëmarrja e Neymar në fazën eliminatore të Champions League nuk është në rrezik. Sipas “L’Équipe”, braziliani duhet të rikthehet në garë në mes të janarit, pasi diagnoza ka përjashtuar një frakture të mundshme të kyçit të këmbës. Lojtari do t’u nënshtrohet testeve, që do të përcaktojnë përfundimisht shkallën e ndrydhjes që ka pësuar.