Një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë u kap gjatë një operacioni të DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Mësohet se sasia e lëndës narkotike ka ardhur nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.
Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar që nga muaji korrik.
Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
Sipas informacioneve, sasia e drogës ka mbërritur në portin e Tivarit nga Kolumbia, prej ku është transportuar në Fier./