Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, nën akuzën e veprës penale “Ngacmim seksual”.

Sipas policisë, shtetasi V. H., ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme disa shtetase të mitura.

Materialet në ngarkim të tij i janë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme proceduariale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.