Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzave të mitura.

U arrestua shtetasi V.Haxhija, pasi në kohë dhe vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka kryer ngacmime seksuale me disa vajza kryesisht të mitura.

Nga këqyrja e telefonit celular të tij, policia gjeti komunikime dhe materiale filmike.

Para uniformave blu 65-vjeçari ka pranuar autorësinë e këtyre materialeve.