Komisioni e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur pranimin e kërkesës ankimore të PS, konstatimin e pavlefshmëri absolute të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për administrimin e zarfit B, pjesë përbërëse e dokumentacionit të votimit nga jashtë në rastin kur ai nuk vlerësohet nga KNVJ dhe KANVVJ.
“Pas dëgjimit të pretendimeve dhe konkluzioneve përfundimtare të palëve, KAS u tërhoq për vendim dhe me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës ankimore të PS, konstatimin e pavlefshmëri absolute të vendimit të KSHZH për administrimin e zarfit B, pjesë përbërëse e dokumentacionit të votimit nga jashtë në rastin kur ai nuk vlerësohet nga KNVJ dhe KANVVJ. Kundër këtij vendimi mund të behet ankim në Kolegjin Zgjedhor deri në 5 ditë nga shpallja e tij”, njoftoi KAS.