Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, në zonën e Arapajve. Sipas denoncimit të banorëve të zonës, bëhet fjalë për një përdhunim në grup të një vajze 8-vjeçare, akt i rëndë ky që ka ndodhur në ambientet e shkollës.

Banorët thonë se disa djem në zonën e Arapajve kanë përdhunuar 8-vjeçaren në grup. Ngjarja është regjistruar rreth dy javë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Myslim Hida”.

Djemtë janë të moshës 15-16 dhe 17 vjeç, banorë të zonës së Arapaj. Edhe vajza minorene është banore e po të njëjtës zonë.

Sipas banorëve, vajza është gjetur e lidhur nga mësuesit e shkollës në një dhomë në katin e katërt, dhe më pas është zbuluar gjithçka rreth ndodhisë tronditëse.

Ngjarja prej dy javësh mbahet e fshehtë nga policia e Durrësit, e cila menjëherë kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, burime nga Policia konfirmojnë se është arrestuar një 16-vjeçar.