Një person i moshës rreth 40 vjec është gjetur pa jetë në rrugë afër shkollës Industriale në Vlorë. Personi pa jetë është gjetur nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Gjatë kontrrollit në trup nuk janë dalluar shenja dhune apo dicka e tillë, pasi në momentin e parë u mendua se mund të ishte vrarë.

Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dhe banorët, ndërkohë që mjekët shprehen se personi vunate nga epilepsia. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendgjarje.