Të enjten u njoftua për një mjet shpërthyes në ndërtesën e Gjykatës së Lartë të Podgoricës, që sipas policisë malazeze ishte i rremë.

Menjëherë punonjësit janë evakuuar nga ndërtesa e Gjykatës së Lartë në qendër të Podgoricës.

Në të njëjtën kohë u bë evakuimi edhe ambientet e Gjykatës së Apelit, që ndodhen në të njëjtën godinë.

Policia ka bllokuar qarkullimin në rrugët që kalojnë pranë Gjykatës së Lartë.

Kryeministri në largim, Dritan Abazoviq tha se “gjatë kontrollit policor nuk janë gjetur eksplozivë dhe se situata është normale”.