Gjashtë persona kanë rënë në pranga pasi mbrëmjen e djeshme nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar nga subjekti ku po qëndronin për shkak se kishte ankesa nga qytetarët për zhurma.

Këta persona kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç.

“Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat”, thuhet në njoftim.