Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Lushnjes nën akuzën e vjedhjes.
Xh.M, 14-vjeç, në fshatin Xibrakë Lushnjë, në banesë i ka vjedhur mjetin tip “Volkswagen” me targa italiane BT 400 ZD, portofolin me 600.000 lekë, 250 euro dhe disa dokumente personale dajës së tij, D.M, 43 vjeç.
Por duket se 14-vjecari nuk iu është gëzuar gjatë parave të vjedhura pasi ia grabiti Roland Fejzo 19-vjeç. I riu është arrestuar, pasi në Kavajë i ka vjedhur Xh.M, portofolin me vlera monetare dhe disa dokumente personale të dajës së këtij të fundit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje”.