Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, bashkë me presidentin në largim, Joe Biden, arritën në ndërtesën e Kongresit, ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Donald Trump.

Dy liderët u takuan paraprakisht në Shtëpinë e Bardhë dhe pinë çaj. Presidenti i ri do të betohet në orën 17:47 sipas orës tonë.

Kjo orë është zgjedhur pasi që Trump do të bëhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Për shkak të motit të ftohtë, ceremonia e inaugurimit mbahet brenda dhe jo para ndërtesës së Kongresit, siç ndodh zakonisht./REL