Ka nisur sot në mbarë vendin java e vaksinimit të hapur. 

Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu rikujton qytetarëve që për t’u vaksinuar mund të paraqiten pranë qendrës shëndetësore, me kartën e identitetit.

“Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç

Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid”, shkruan ministrja.

Për 7 ditë me radhë çdo qytetar mbi 18 vjeç do ketë mundësi të vaksinohet në çdo qendër shëndetësore, apo edhe pikë të vaksinimit që funksionon në vendin tonë.

Deri më tani, Shqipëria ka marrë mbi 1 milion e gjysmë vaksina dhe ka injektuar në popullatë mbi 1 milion prej tyre.