ITALI– Pak shpresa për një shtim të konsumit për këtë vit

Sezoni dimëror i uljeve të çmimeve ka nisur në të gjithë Italinë, por shumë tregtarë kanë pak shpresa për një shtim të konsumit për këtë vit.

Sipas parashikimeve të Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve, shpenzimet mesatare për familje në këtë periudhë skontosh do të arrijnë në 224 euro, 50% më e ulët se viti 2009.

Ekspertët e Codacons thonë se arsyeja kryesore për konsum të dobët është përkushtimi i qeverisë italiane për rritjen e taksave për të zgjidhur krizën ekonomike.

Sipas kësaj shoqate kjo gjë çon në efektin gërshërë mes çmimeve të mallrave dhe të ardhurave familjare.

Norma e inflacionit në Itali për 2012-ës ishte 3%, niveli më i lartë që nga 2008.

Vetëm gjysma e banorëve do të blejnë gjatë gjithë sezonit të uljeve shprehet Karlo Rienzi, drejtori i Codacons.

Disa tregtarë për të shtuar shitjet përfitojnë nga klinetët e huaj. Disa prej tyre ulin çmimet e mallrave dhe disa të tjerë shkelin rregullat e sektorit.

Të gjithë dyqanet bëjnë ulje përpara sezonit. Dërgojnë edhe emali-e ose telefonojnë klientët e tyre 20 ditë më përpara.

Kam marrë mesazh si klient i tyre Codacons sugjeron se qeveria duhet të inkurajojë tregtarët që të vendosin vet se kur duhet të ofrojnë skonto.

Gjë që sipas tyre do të stimulonte konsumin dhe do të përmirësonte xhiron.