Autoritetet në qytetin japonez Utsunomiya kanë vendosur mbylljen e të gjitha 94 shkollave fillore dhe të mesme, pas shfaqjes së një ariu në zonat urbane për herë të parë.

Sipas autoriteteve lokale, një ari i zi rreth një metër i gjatë u pa fillimisht pranë një parku në qytet gjatë fundjavës, ndërsa më pas u regjistrua edhe nga kamerat e sigurisë duke kaluar pranë dy të rinjve në qendër të qytetit, duke shkaktuar panik.

Kafsha është parë disa herë në zonat e banuara, përfshirë edhe një zonë industriale rreth dy kilometra larg qendrës së qytetit. Si masë sigurie, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura dhe të mos i afrohen kafshës në rast se e hasin.

https://5090788c17ea6f901c5ebc9931b8bf80.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Policia dhe shoqatat lokale të gjuetisë kanë rifilluar kërkimet për gjetjen e ariut, ndërsa në zonë janë vendosur edhe automjete me altoparlantë për të paralajmëruar qytetarët.

Rastet e shfaqjes së arinjve në Japoni janë rritur ndjeshëm këtë vit, me rreth 50 mijë raportime në të gjithë vendin. Ekspertët e lidhin këtë fenomen me mungesën e ushqimit natyror dhe ndryshimet demografike në zonat rurale, që i shtyjnë kafshët të afrohen më shumë drejt qyteteve.

Në zonën metropolitane pranë Tokios janë regjistruar edhe incidente të tjera muajt e fundit, përfshirë sulme dhe plagosje të qytetarëve nga arinj të egër.