Autoritetet greke kanë njoftuar ditën e sotme mbylljen e stacionit të metrosë në Monastiraki. Shkak e mbylljes së metorsë ka qenë një alarm për bombë. Në linjën 1, qarkullimi po funksionon përkohësisht në seksionet Pire-Thesio dhe Omonia-Kifisia dhe në linjën 3 në seksionet Teatri Bashkiak-Kerameikos dhe Sintagma-Doukissis Plakentias-Aeroport.

Sipas informacioneve, një burrë i panjohur ka telefonuar në një faqe interneti në orën 15:29 të së dielës dhe ka thënë se një bombë do të shpërthejë në stacionin e metrosë Monastiraki në orën 17:38. Autoritetet u mobilizuan menjëherë dhe vazhduan me evakuimin e zonës për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe punonjësve. Situata po evoluon dhe organet kompetente po kryejnë kontrolle për konfirmimin e kërcënimit.