5 maj 2015 – Dje në Britani është gjetur një copëz veshi në një rrugë në qytetin Huddersfield.

Në zonën ku u gjet copa e veshit, një natë më parë kishte ndodhur një sherr i dhunshëm dhe mendohet se veshi i përket ndonjërit prej të përfshirëve në sherr.

Policia britanike ka nxjerrë njoftimin se veshi përmban gjithashtu edhe një vath diamanti të shtrenjtë, por ende nuk ka shkuar ndonjë person për t’u identifikuar si pronari i veshit, shkruan "Mail Online".

Kështu, policia ka vendosur ta shpallë në kërkim personin në fjalë, për të cilin deri tani janë kontaktuar spitalet e zonës për ndonjë të dyshuar që mund të jetë dëmtuar në vesh.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/