Tetë persona kanë mbetur të vrarë, duke përfshirë një foshnjë 5-muajshe dhe 17 të plagosur në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Tri të tjerë u vranë nga sulmet rreth qytetit lindor të Lysychansk, i cili është një fokus kryesor i luftimeve ruse në Ukrainë.

Po ashtu, guvernatori Oleh Synehubov tha se 2 burra të moshës 64 dhe 82 vjeç ishin vrarë si pasojë e bombardimeve në qytetin Balakliya dhe 10 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë një vajzë 9-vjeçare.

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse po përpiqen të fitojnë një terren në zonën e Sievierodonetsk, e vetmja pjesë e rajonit të Luhansk në Donbas nën kontrollin e qeverisë ukrainase.