Disa pamje tregojnë tri makina “të gëlltitura” pjesërisht pasi një gropë u hap në mes të një rruge banimi. Shërbimet e urgjencës dolën aty pak pas orës 5:30 të mëngjesit pasi asfalti “u shemb” në rrugën Broughton në South Shields, Angli.
Askush nuk është lënduar, por disa familje që jetojnë pranë gropës së sapoformuar janë evakuuar si masë paraprake. Zona është rrethuar dhe shërbimet e urgjencës kanë qenë të pranishëm.
Shembja ka dëmtuar një tubacion uji, ndërkohë që Kiera Hall, 17 vjeç, mbeti e shokuar kur zbuloi se makina e saj e zezë, të cilën e kishte vetëm për dy javë, kishte përfunduar në gropë.