Një jetë në arsim. Në sfida të panumërta gjatë përballjes me profesionin e mësueses, rolit si drejtuese e Medresesë “Mustafa Varoshi” dhe kujdesit për familjen.

Neriman Gjinali ka dalë në pension prej 10 vitesh, por vijon të jetë në krye të detyrës.

Për zysh Nerimanin gjysmë shekulli në arsim nuk është pak, por përsëri në rrëfimin e saj për “DurrësLajm” ajo veçon momentet më të bukura, që lidhen me shkollën që drejton, por edhe me momente delikate nga marrëdhënia me nxënësit.

Për të, shpërblim janë sukseset e tyre, duke përmendur si të tillë edhe kryebashkiaken Sako.

Por, suksesi në karrierë nuk ka shkuar paralelisht me një jetë të qetë familjare, kjo për shkak të humbjeve të mëdha…

H.H.