19 maj 2015 – Vatikani do të shpallë shenjtore shqiptaren Nënë Tereza. Ceremonia do mbahet më 4 shtator të vitit të ardhshëm. Papa Francesko ka lajmëruar autoritetet për ngjarjen botërore të vitit 2016, ku Gonxhe Bojaxhiu, klerike e misionare me origjinë shqiptare, do të shenjtërohet.
Nënë Tereza ndërroi jetë në shtator të vitit 1997. Ajo është e vetmja shqiptare që është vlerësuar me çmimin Nobel për paqen. Papa Gjon Pali i II e shpalli “Të lumturuar” 6 vjet pasi ajo ndërroi jetë. Kjo ditë, pikërisht 19 tetor, në Shqipëri konsiderohet ditë feste zyrtare.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”