SHBA– Një trajtim i ri në klinikën e Clevelendit jep shpresa për ndihmesën në luftën kundër sëmundjes së astmës. Ky trajtim është përdorur në testet klinike dhe rezultatet mund të ndryshojnë jetën e shumë pacientëve që vuajnë nga astëma.

Njerëzit me astëm të rëndë shpesh duhet të marrin mjekim që të hapin rrugët e frymëmarrjes. Por disa herë edhe këto mjekime nuk japin efekt.

Mjekë janë duke përdorur tani një mjekim jo me ilaçe, i cili quhet Termoplastia Bronkale.

“Në këtë trajtim përfshihet përdorimi i të nxehtit i cili përdoret për të mbështjellë mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, kjo mënyrë bën që të ulet zgjerimi i  muskujve në këtë zonë”.

Gjatë kësaj procedure, një tub kalon përmes rrugëve të frymëmarrjes së pacientit, dhe përmes tij i nxehti mund të shkojë në mushkëri.

Termoplastia e bronkeve përdoret gjatë tre vizitave tek mjeku. Çdo vizitë trajton një pjesë të ndryshme të mushkërive. Një pjesë e pacientëve, ndjejnë përmrësim që përpara vizitës së tretë.

Mjekët në klinikën Cleveland po studiojnë rezultatet, që të mund të kuptojnë se cilët pacientë mund të përfitojnë më shumë nga termoplastia e bronkeve.