Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. R., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij;
M. T., banues në fshatin Borizanë, Krujë, sepse pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e tij.
Më datë 12.08.2021, rreth orës 23:00, një person ende i paidentifikuar ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.