Me nënshkrimin e “Marrëveshje mbi kreditimin e familjeve përfituese të programit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3% interes” midis institucionit të Bashkisë Durrës dhe Raiffeisen Bank sha, ju njoftojmë se hapat që duhet të ndiqen nga ana e familjeve të cilat janë shpallur përfituese të këtij programi me VKB-në nr.595 datë 11.03.2019 “Për miratimin e familjeve përfituese të programit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3% interes”, janë si më poshtë:
- Fillimisht familjet përfituese me VKB-në nr.595 datë 11.03.2019 duhet të paraqiten pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Bashkia Durrës për të nënshkruar Deklaratën e vërtetësisë së informacioni paraprak.
- Pas nënshkrimit të kësaj deklarate, Bashkia Durrës dërgon listën erespektive Raiffeisen Bank, pas së cilës familjet duhe të paraqiten pranë Raiffeisen Bank për të vijuar proçedurat e përfitimit të kredisë se lehtësuar për strehim me 3% interes.
Sipas marrëveshjes afati i paraqitjes/dorëzimit të dokumentacionit pranë Bankës nga ana e familjeve përfituese, është 6 (gjashtë) muaj nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshje (06.05.2019).
Në rast kalimi të këtij afati, familjeve të poshtë shënuara i humb e drejta për tu paraqitur në bankë, por kanë të drejtë të ri aplikojnë sërish pranë Bashkisë Durrës (të depozitojnë sërish dokumentacionin e kërkuar nga ligji) për tu trajtuar me programin e strehimit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3% interes.
<< KLIKO KËTU PËR TË SHKARKUAR LISTËN E FAMILJEVE PËRFITUESE PËR KREDI TË LEHTËSUAR >>