Një gjest aspak i këndshëm për të përshëndetur babanë e tij para dhe pas një gare noti është kthyer në hit në rrjetet sociale, gjest të cilin do ta shohim edhe gjatë Lojërave Olimpike “Rio 2016”. Ai është notari kanadez Santo Condorelli, që tashmë është bërë i famshëm për gjestin e gishtit të mesëm që i drejton babait të tij para garës, para se të hidhet në pishinë. Nëse dikush mendon se po notari fyen ndokënd gabon, pasi kjo është përshëndetja “private” që ai ka krijuar me babanë e rij. Ka qenë babai i notarit ai që ia ka mësuar djalit të tij këtë gjest, kur ishte vetëm 8 vjeç. Gjesti i gishtit të mesëm, që konsiderohet si gjest sharje apo fyes, mes babait dhe djalit të tij është një gjest përshëndetës, për të hequr syrin e keq para një gare noti. “Sa herë që do të nisësh një garë ngri gishtin e mesit para meje dhe unë do të ta kthej përgjigjen. Duhet të krijosh një autostimë dhe t’u thuash të tjerëve ikni pirdhuni”, ka qenë komenti i babait të notarit, ndërkohë që ky gjest përdoret nga notari kanadez Santo Condorelli prej 13 vitesh.
Notari kanadez, përshëndetje speciale me gishtin e mesit për babain
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së
“Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”- A do ta takojë Donald Trump? Ja si përgjigjet Berisha para nisjes në SHBA
Ceremonia shtetërore për Ratko Mlladiç, Ditmir Bushati: Serbia nuk mund të konsiderohet faktor stabiliteti pa pranuar përgjegjësitë për luftërat e viteve ’90!
Avokatët e huaj të Veliajt kërkesë në SPAK: Më 10 shtator do ta çojmë çështjen e arrestit në Strasburg





