Sipas mediave angleze mbretëresha Elizabeth ka një pasion të fshehtë dhe nuk bëhet fjalë as për koleksionimin e veprave të çmuara të artit, as për blerjen e pjesëve të rralla dhe unike të stilistëve apo verërat e cilësisë së mirë.

Në një moment të rrallë kur u hap për jetën e saj private, mbretëresha tha se ëndrra e saj ishte të merrej me gjimnastikë.

Dhe këtë pasion të fshehtë ia zbuloi kampionit olimpik anglez Tom Daley, i cili tha:

Madhëria e saj e krahasoi gjatësinë e saj me atë të atletëve të tjerë në dhomë.

Dhe duke qenë se unë dhe sportistët e tjerë jemi mjaft të vegjël, mbretëresha bëri shaka me ne duke thënë: ‘Ndoshta duhet të provoj gjimnastikën. Do të doja shumë.’

Ajo ishte shumë e emocionuar që ishte e përfshirë në këtë sport.”

Monarkja e kishte zbuluar më herët pasionin e saj për gjimnastikën në vitin 2017, kur ia tregoi kampionit olimpik të MBE, Max Whitlock.