Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ishte pa patentë, dhe për këtë shkak, në momentin që pa patrullën e policisë tentoi arratinë. Madje, jo vetëm kaq; por dyshohet se ai tentoi edhe t’i përplasë me makinë efektivët e policisë. Të gjendur përballë kësaj situate, ata qëlluan në drejtim të makinës së tij.
Ai është neutralizuar nga uniformat blu dhe është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën.