Pasditen e sotme, shtatë punonjësit e policisë që morën pjesë në ndjekjen e përgjakshme në Peramë të Greqisë, që rezultoi me plagosjen dhe me vdekje të një 20-vjeçari, u arrestuan me akuzën e vrasjes me mashtrim të mundshëm.

Mësohet se ata janë gjashtë policë dhe një oficer (rreshter). Të gjithë ata shërbejnë në ekipin DIAS të Atikës Perëndimore. Sipas informacioneve, kjo procedurë është ajo e parashikuar në çdo rast kur ka një person të vdekur nga zjarri i policisë.

Bëhet me dije se ndjekja filloi kur oficerët e policisë DIAS i kishin bërë thirrje për të ndaluar për kontroll një automjeti ku ishin tre person, por shoferi shtoi shpejtësinë dhe u largua. Në Peramë, drejtuesi i mjetit ka qëlluar, sipas ELAS-it, mbi pesë makinat e DIAS-it dhe më pas efektivët e policisë e kanë qëlluar atë duke e lënë në vend. Në të njëjtën kohë, një person tjetër që ishte në automjet dhe shtatë policë kanë mbetur të plagosur.

Kishte informacione që rëndonin pozitën e policisë, të ardhur nga gradat më të larta të Policisë Helenike. Sipas këtyre informacioneve, ndërkohë që ndjekja ishte në vazhdim, të gjithë punonjësit e policisë janë urdhëruar të ndalojnë të gjitha aktivitetet e ndjekjes për arsye sigurie pasi zhvillimi i gjithë rastit bëhej gjithnjë e më i rrezikshëm.

Ndërkohë policët kanë vijuar ndjekjen, ndaj ka dy mundësi: Sipas mundësisë së parë, punonjësit e policisë pjesëmarrës nuk kanë dëgjuar urdhrin për shkak të një lidhje problematike me sallën e operacionit.

Dhe sipas mundësisë së dytë, oficerët e policisë të përfshirë në ndjekje nuk iu bindën urdhrit. Bëhet me dije se gjatë hetimeve pas përfundimit të ngjarjes së përgjakshme në Peramë, në mjetin e ndjekur nuk u gjet asnjë armë, as pasagjerëve të tij dhe sigurisht që 20-vjeçarit të shënuar nuk iu gjet armë. Vetëm ky fakt ka rënduar pozitën e punonjësve të policisë që kanë marrë pjesë në ndjekje në lidhje me videot ekzistuese ku shihet dhe dëgjohet granatimi i të shtënave nga punonjësit e policisë. 

Për të parë videon klikoni: KËTU