Juventusi u eliminua nga Kupa e Italisë, por renditet në vendin e 3-të në Seria A, si dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Ligës së Europës.

Pavarësisht këtyre, duket se Masimiliano Alegri mbetet i palëkundur në stolin e bardhezinjve. Ai ka një kontratë deri në vitin 2025, por gjërat mund të ndryshojnë nëse Alegri do të merrte ofertë tjetër ose do të prishnin kontratën me marrëveshje.

Megjithatë “Tuttosport” raporton se drejtuesit e “Zonjës” po vëzhgojnë edhe trajnerin e Marsejës, Igor Tudor. Kroati vlerësohet për lojën proaktive dhe agresive që di t’u imponojë ekipeve të tij dhe do të përfaqësonte një profil më në përputhje me nevojat aktuale të klubit.