Nga Oerd Bylykbashi

Ne 2013 beri pakt me kriminelet per te marre pushtetin dhe i futi ne listat e deputeteve e i beri kriminelet “perfaqesues” te popullit. Ne 2015 mbushi bashkite me kryebashkiake kriminele.

Ne 2014 i hapi rruget krimit te organizuar qe te mbillte Shqiperine me kanabis. Edhe ministrat e brendshem i zgjodhi me lidhje familjare me trafikun e droges qe t’u mbronte krahet trafikanteve. Sot mafia shqiptare eshte rrezik prioritar per prokuroret antimafia italiane e europiane. Ama nen qeverisjen e Rames kriminelet me te rrezikshem te denuar me burgim te perjetshem, u liruan nga burgu. Prioritetet e Rames nuk jane te njejtat me Antimafian italiane.

Me eshte dashur nje vit te negocioj ligjin e Dekriminalizimit me socialistet. Pengesa pa fund nxorren vetem qe ta pengonin e zvarrisnin. Kerkonin si ta benin te paefektshem ligjin qe te shpetonin kriminelet qe futen ne parlament e bashki. Nen presionin e opozites, SHBA dhe BE, u dorezuan dhe e votuan. Sot e dine shqiptaret dhe te huajt sa eshte lista e deputeteve, kryebashkiakeve, keshilltareve e drejtoreve qe kane ikur nga ligji i Dekriminalizimit.

A u terhoq Rama? Jo! U ka dhene tendera, licenca, leje ndertimi ne kembim te votave. Plani i tij urbanistik me kulla per Tiranen eshte manuali i lavatrices se parave te Ndrangheta-s. Ai plan eshte ftese per riciklimin e parase se Mafias.

I ka pjese kryesore te mekanizmit qeverises kriminelet, ndaj ne 2019 kur garonte i vetem ne zgjedhje vuri serish kriminele per kryebashkiake.

Tani kur ambasadoret e partnereve tane me strategjike i kerkojne te mos kandidoje kriminele e te korruptuar me 25 prill, ai u pergjigjet se ligji i Dekriminalizimit shkel te drejtat e krimineleve, paçka se Gjykata Kushtetuese e rrezoi kete pretendim. Eshte i “fjales” Rama, nuk e prish paktin e 2013 me kriminelet.

Ua tregoi vendin ambasadoreve si levend qe eshte, por pergjigjen ia dha deklarata e Ambasadores se SHBA:

“Kryetarët e partive nuk duhet t’i pastrojnë listat e tyre thjesht sepse kështu tha ndonjë ambasador apo sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë që korrupsioni është përparësi. Duhet ta bëjnë sepse e kërkon ligji shqiptar, është e pritshme nga një aleat i NATO-s dhe aspirues për në BE, dhe është shenjë bazë e respektit për votuesit”. Ambasadorja Yuri Kim

Ja pse duhet te votojme masivisht me 25 prill 2021, qe te çlirojme mushkerite e shoqerise shqiptare nga kjo semundje qe e ka emrin Edi Rama. Me vote masive Shqiperia Fiton!