Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka rrëzuar kërmesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelda Hoxhës e cila kërkonte kthimin e shumës së sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit.

Sipas ish-gjyqtares lekët e sekuestruara jane pensioni dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre nevoja jetike.

Kujtojmë që KLGJ shkarkoi nga detyra Enkeleida Hoxhën pasi u arrestua dhe po hetohet për korrupsion.

KLGJ u shpreh se Hoxha shkeli ligjin edhe me lirimin nga qelia të Hekuran Billës, ekzekutuar në atentat mafioz. Hoxha u arrestua nga SPAK pas operacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës teksa po caktonte lirimin e një tjetër të dënuari.