Reali i Madridit ka shënuar tetë fitore në tetë ndeshjet e para të sezonit, diçka që vetëm tifozët më të vjetër “Los Blancos” e kanë përjetuar më parë. Tetë fitoret rresht në një sezon zyrtar skuadra “merengues” i ka arritur në dy raste dekada më parë, në vitet shumë të largëta 1960.Reali i Di Stefanos e pati këtë ecuri në sezonin 1961-‘62, që përfundoi me humbje kundër Benficas së Eusebios në Kupën Evropiane. Shtatë vjet më vonë, në 1968-‘69, Reali ruajti të njëjtin rekord, madje ecuria e fitoreve radhazi u ndal në ndeshjen e 12 sezonale.

Tetë fitore ka arritur Reali i Ancelottit, duke përfshirë edhe suksesin që që vlejti një titull (Superkupa e Evropës). Shtatë të tjera janë pesë në kampionat dhe dy në Champions. Në të dyja garat, “Los Blancos” janë kryesues.Me fitoren ndaj Leipzigut, Carletto ia kalon Madridit të inxhinier Pellegrinit, i cili fitoi shtatë ndeshjet e para në sezonin 2009-2010. Zinedine Zidane, në krye të Realit, mori gjashtë fitore radhazi në fillimin të sezonit 206-207. Ai Real i pesë trofeve (nuk fitoi vetëm Kupën e Mbretit).