Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për Iranin gjatë një komunikimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, duke komentuar tensionet mes dy vendeve.
Ai u shpreh se Irani “nuk i pëlqen të përballet me SHBA-në” dhe se, sipas tij, zhvillimet e fundit do të tregojnë efektet e këtij presioni me kalimin e kohës. Trump shtoi gjithashtu se ushtria iraniane është goditur rëndë gjatë një periudhe dyjavore.





