Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit, ku një grua 50-vjeçare është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vdekur. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por mënyra sesi viktima kishte marrë plagët vdekjeprurëse nga goditja me një thikë, sillte dyshime se nuk mund ta kishte kryer vetë aktin fatal.

Burime nga policia bëjnë me dije se në fakt viktima Valdete Manaj është qëlluar 6 herë me thikë në gjoks, nga bashkëshorti i saj Petri Manaj.

Mësohet se çifti prej kohësh ka pasur probleme, ndërsa dyshohet se autori kur ka kryer krimin ka qenë në gjendje të dehur.

Çifti ka dhe një djalë, i cili pikërisht dje është nisur për në Gjermani ku ndodhet edhe vajza e çiftit, ndërsa më pas ka ndodhur edhe krimi.

Po ashtu mësohet se një nga vëllezërit e autorit ka vrarë veten para 13 vjetësh pasi la pas probleme me vëllezërit.